Kurti në Kongresin e SPD takon Kancelarin Scholz, flet për raportet Kosovë-Gjermani, s’përmend dialogun

Kurti në Kongresin e SPD takon Kancelarin Scholz, flet për raportet Kosovë-Gjermani, s’përmend dialogun

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).



Në njoftimin për takimin me Scholz, Kurti nuk përmendi dialogun me Serbinë përveçse raportet Kosovë-Gjermani, si dhe ideologjinë e përbashkët politike.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti pas takimit me Scholz.

Related Articles