Kurti: Në një vit jozgjedhor po i ndajmë 100 milionë euro për qytetarët

Kurti: Në një vit jozgjedhor po i ndajmë 100 milionë euro për qytetarët

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se qytetarët duhet t’i marrin kuponët fiskalë pasi sipas tij, taksat e paguara po iu kthehen.

 Sipas tij, Qeveria është ndërmjetësuese e ndarjes së kontributeve të qytetarëve.

“Pakos po ia shtojmë edhe 100 milionë euro në një vit që nuk është zgjedhor. Qytetarët jetojnë edhe jashtë zgjedhjeve, besoj se kjo ndihmë prej 100 milionë eurove, është dëshmi që prej dallim nga qeveritë e kaluara, rritja ekonomike është zhvatur e vjedhur, e tash po shpërndahet. Edhe ministri Hekuran iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin kupon fiskal. Në Kosovë ia vlen të paguash në tatim, dikur ka pasur mëdyshje, tash nuk kanë pse se po iu shpërndahet. Njerëzit kontribuojnë, e shteti ua kthen ato”, tha Kurti.

Ai theksoi se edhe në të kaluarën ka pasur rritje ekonomike, por nuk është vërejtur pasi nuk është shpërndarë te qytetarët.

“Shteti i Kosovës po bëhet shtet social, ndërkohë që kemi rritje të paparë”, tha tutje.

Related Articles