Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në lagjen Tusuz në Prizren, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ai atje foli për rritjen ekonomike të bruto-produktit vendor këtë vit për 9.9 përqind.
Kurti në fjalën e tij para qytetarëve në Prizren kritikoi paraardhësit e tij.
“O veç nuk duhet me vjedh. Ekonomia rritet kur shteti nuk vidhet, ekonomia tkurret kur shteti vidhet. Pra a po e kuptoni, që këta që kanë qenë para neve na kanë vjedh rritën, kemi mbet të vegjël, s’na kanë lanë me u rritë. Tash ne i kemi rritur shumë të hyrat tatimore, veç që s’po vjedhim”.
“A po e kuptoni se sa shumë kemi hequr ne këto vite duke mos arrit të rritemi për shkak të keqpërdorimeve që janë bërë nëpër institucione”, u shprehë Kurti para qytetarëve./Gazeta Enigma/