CR7 shënon supergol, Manchester United në epërsi ndaj Tottenhamit

CR7 shënon supergol, Manchester United në epërsi ndaj Tottenhamit

Manchester United ka shënuar gol ndaj Tottenham në kryendeshjen e javës 12-të në Premier League.

Golin e parë për ‘Djajtë e Kuq’ e shënoi, Ronaldo, i cili edhe këtë herë si shumë herë tjera bëhet protagonist në spektaklin e madh që po zhvillohet mes skuadrës së tij dhe Tottenham Hotspur.

Ronaldo golin e shënoi me një “volley” të papritur, pasi ishte në një pozitë shumë të vështirë këndore në raport me portën.

Kjo ndodhi pak minuta para se skuadrat të shkojnë në pushimin e merituar mes dy pjesëve, saktësisht në minutën e 40’të të takimit.

Related Articles