Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla, ka thënë se Shefi i CIA-s, Burns, nuk u takua me Kurtin sepse nuk e konsideron partner, teksa dihet që një takim i tillë është i pamundur, pasi kryeministri Kurti gjendet në ShBA, raporton Enigma.
Syla përmes një shkrimi në Facebook thotë se Burns nuk u takua me Kurtin pasi sipas tij, nuk e konsideron partner.
Syla thotë se VV dhe Kurti e kanë marrë seriozisht dhe qartë mesazhin.
“Dmth shefi i CIAs, po vjen po i takon vec Presidencen që po i jep mesazh për politikën vendore, po i takon komunitetet pakicë dhe AKIn.
Por spe takon Qeverinë e Kosovës, pra Albin Kurtin si Kryeministër, se nuk e konsideron partner, edhe pse paska mbërri sot në Prishtinë. Por edhe kjo ishte e kotë se Amerika e CIA nuk e takojnë zyrtarisht dhe besoj se VV dhe Kurti e kanë marrë seriozisht mesazhin dhe qartë.
Tash shlirë, merrne Dejona Mihalin e shkoni futjani në Greqi pak në deti.
Efaleminderit, Efaristo Papaka…”, shkroi Syla.
Aktualisht, kryeministri Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, teksa takimi me Shefin e CIA-s që gjendet në Kosovë nuk është i mundur.