Në nderim të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, po mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe para arkivolit të Kadaresë.
Në Tiranë , Kurti ka shkuar me disa nga ministrat: Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla- Schëarz.
Para Kurtit homazhe kanë bërë edhe deputetët e Grupit Parlamentar të VV-së.
Kadare varroset sot në Varrezat e Tufinës në Tiranë. /Gazeta Enigma
Kurti në Tiranë, bën homazhe para arkivolit të Kadaresë
