Lëvizja Vetëvendose po vazhdon fushatën e saj elektorale.
Këtë të diele, ajo ishte prezentë në Deçan.
Një numër i madh i të pranishmëve shiheshin të ishin në sallë, teksa nuk mungonin brohoritjet në emër të kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Ai para qytetarëve të kësaj komune, u shpreh se sonte dy javë ata do të festojnë së bashku.
“Sot dy javë votojmë e sonte dy javë festojmë, sepse sot dy javë vlerësohet mandati aktual dhe se sonte dy javë vazhdohet mandati i ri qeveritar.
Sonte dy javë vuloshet me 500 mijë zemra puna që bëmë dhe me 500 mijë vota nënshkruhet marrëveshja për 25 zotime të reja që do të bëhen programi ynë i ri qeveritar”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma