Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 26-të të Simpoziiumit Ndërkombëtar SYMI në Greqi.
Nga atje ai ka deklaruar se derisa “1 për qind e të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, frikësohet se s’do të ketë paqe të vërtetë mes shoqërive”.
Tutje ai ka folur për ndryshimet klimatike, pabarazinë shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë. Sipas tij, paqja e vetme që duhet është ajo demokratike dhe socialdemokraci.
“Ne përballemi me sfida globale të shkallës së paprecedentë, besoj se në tri fronte kryesore: ndryshimet klimatike, pabarazia sociale dhe kërcënimet e sigurisë…Vitin e kaluar, Oxfam vuri në dukje se 1% e të pasurve zotërojnë 45.6% të pasurisë globale dhe zotërojnë 59% të të gjitha aseteve financiare globale. Ai (Oxfam) furi në dukje se gjatë 10 viteve të fundit, 1% e të pasurve të njerëzimit ka kapur më shumë se gjysmën të pasurisë globale…Për aq kohë sa 1% e të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam frikë se nuk do të ketë paqe të vërtetë mes shoqërive dhe njerëzve, e as me natyrën e planetit tonë”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e ZKM-së. /Gazeta Enigma