Kurti nga samiti i BE-së në Shkup: Të ndërpriten kërcënimet e sigurisë karshi Kosovës

Kurti nga samiti i BE-së në Shkup: Të ndërpriten kërcënimet e sigurisë karshi Kosovës

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën në Shkup se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, Kurti theksoi se kërcënimet e sigurisë karshi Kosovës duhet të ndërpriten.

“Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet ekonomikisht, kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten”, është shprehur ai.

Kurti po ashtu ka njoftuar se ekipi nga Kosova ka finalizuar agjendën e reformave të cilën pritet ta dorëzojë në BE.

Ai ka njoftuar se kjo agjendë mes tjerash fokusohet në avancimin e luftës kundër korrupsionit, sigurimin e arsimit cilësor e përgatitjen e planeve indikative.

“Ekipi e ka finalizuar agjendën dhe do ta dorëzoj në BE. Kjo agjendë e reformave duhet të reformojë administratën publike dhe të avancoj menaxhimin me mjete publike. Fokusohet në agjendën jeshile dhe dixhitalizimin, kurse lidhur me sektorin privat do ta përmirësoj qasjen në financa, ndër to sigurimin e arsimit cilësor në pajtim me kërkesat e tregut. Agjenda e reformave do ta avancoj luftën kundër korrupsionit dhe përgatisim listë indikative të projekteve për nyjet infrastrukturore për zhvillimin ekonomik që do të financohen, me çka do të përshpejtohet konvergjenca me BE-në”, është shprehur ai.

Related Articles