Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në emër të popullit të Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore dhe popullit britanik, me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
”Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II. Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prehsh në paqe!”