Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani

Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman në këtë kohë të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti.

Për këtë sulm ka ngushëlluar mbrëmë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Deri më tani u raportua për katër të vdekur, përfshirë edhe një fëmijë nga një sulm me veturë që u përplas me turmën në një treg të Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

I dyshuari, një mjek saudit, u arrestua dhe rasti po hetohet nga autoritetet gjermane.

Related Articles