Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se pagat në Kosovë do të rriten por nuk mund të ndjekin rritjen ekonomike, shkruan Gazeta Enigma.
Kurti tha se nuk kanë garuar me sloganin ‘Rritje të pagave dhe drejtësi’, duke thënë kështu se fokusi i tyre është tek punësimi.
“Lë të mos harrojmë që lista jonë fituese nuk ka garuar me sloganin “Rritje e pagave dhe drejtësi” por “Punësim dhe drejtësi”. Theksi i qeverisjes sonë është të rritja e punësimit para se të jetë të rritja e pagave. Pagat duhet të rriten dhe do të rriten por nuk mund ta ndjekin rritjen ekonomike”, ka thënë Kryeministri Kurti.
Ai ka thënë se pagat nuk e ndjekin automatikisht rritjen ekonomike por e ndjekin rritjen e produktiviteti brenda rritjes ekonomike.
“Ajo çka dua të tërheq vërejtjen është që pagat në Kosovë duhet të rriten e do të rriten, ato nuk mund të ndjekin automatikisht rritjen ekonomike. Pagat e ndjekin rritjen e produktiviteti brenda rritjes ekonomike. Dhe në anën tjetër pagat mund ta ndjekin afër rritjen ekonomike në rritjen e tyre vetëm kur kemi papunësi shumë të ulët. Në kushtet kur papunësia është shumë e lartë nuk mund ta ndjekim rritjen ekonomike rritja e pagave”, ka shtuar ai.
Kryeministri Kurti të hënën njoftoi se në Kosovë do të rritet paga minimale./GazetaEnigma/