Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
I pyetur për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve, Kurti tha se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve.
“Por sa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, deklaroi ai.
Megjithatë, Kurti nuk dha më shumë detaje lidhur me procesin, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve për sqarime shtesë.
