Kurti pas darkës me Kallas: Masat duhet të largohen tërësisht, janë vendosur padrejtësisht

Kurti pas darkës me Kallas: Masat duhet të largohen tërësisht, janë vendosur padrejtësisht

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me darkën që pati mbrëmë me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Kallas dje njoftoi se BE ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kurti e ka cilësuar këtë si hap pozitiv, duke shtuar se masat janë vendosur padrejtësisht dhe se duhet të largohen plotësisht.

Ai ka thënë se me Kallas kanë folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe rrugën tonë integruese.

Related Articles