Kurti pas mbledhjes së Qeverisë: Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse

Kurti pas mbledhjes së Qeverisë: Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse

Është mbajtur mbledhja e 97-të e Qeverisë së Kosovës, ku janë aprovuar shumë vendime.

Pas mbledhjes, ka reaguar edhe kryeministri Kurti i cili thotë se janë ndarë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët.

Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se është ndaluar eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.

Shkrimi i plotë:

Mes disa vendimeve të aprovuara në mbledhjen e 97-të të Qeverisë:

Ndamë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.

Miratuam dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022.

Related Articles