Kurti pas takimit me Halil Kastratin: E falënderova për mbështetjen që iu ofron skamnorëve

Kurti pas takimit me Halil Kastratin: E falënderova për mbështetjen që iu ofron skamnorëve

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me humanistin Halil Kastrati, raporton Gazeta “Enigma”.

ZKM përmes një njoftimi për media ka deklaruar se Kurti e ka falënderuar Halil Kastratin për mbështetjen që po i ofron skamnorëve dhe kategorive tjera të ndjeshme të shoqërisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. Duke falënderuar Kryeministrin Kurti për takimin, Kastrati foli për angazhimin e vazhdueshëm për projekte në ndihmë të familjeve në nevojë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata kanë theksuar se “kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë, që kjo shoqatë ka dhënë që nga vitit 2009, kur është themeluar”.

“Në takim u theksua se barazia dhe mirëqenia janë synime qendrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar veprimet e ndërmarra në mbështetje të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles