Prishtinë: Kjo është gjendja shëndetësore e të riut që u plagos sot

Prishtinë: Kjo është gjendja shëndetësore e të riut që u plagos sot

Gjatë ditë së sotme një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë, të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Gazetën “Enigma”, e cila ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Në media u raportua se personi që u qëllua me armë zjarri është Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.

Sinjali mëson nga burimet brenda Emergjencës se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Related Articles