Kryeministri i Kosovës, nuk ka dhënë shenja se ambasadori i Kosovës, në Kroaci, mund të shkarkohet nga pozita e tij.
Kurti e ka thënë se kundër ambasadorit Berisha është bërë fushatë e egër në Kosovë por edhe në Serbi.
“Ai po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar për Martin Berishën, në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu edhe për kryeministrin aktual, i cili e ka quajtur shpifje e shpikje. Duhet të presim, edhe km slloven thotë kështu. Është fushatë e madhe ku është edhe Serbia brenda. Nuk bën të sprapsemi tash. Berisha e ka dhënë qëndrimin e tij”, ka thënë ai.
I pari i Qeverisë ka thënë se nuk ka qenë premtim i tij rritja e pagave për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, nën qeverisjen e tij janë krijuar vende të reja të punës dhe po ashtu kanë vendosur ligj dhe drejtësi.
“Nuk kam ardhë në qeverisje duke thënë se do të ua rris pagën. Kështu kanë ardhë ata paraprakët, unë kam thënë punë dhe drejtësi. Sa i përket punës janë gjatë këtyre dy viteve 40 mijë vende pune shtesë. Tjerët kanë premtuar 200 mijë si kanë bërë as dy mijë. Janë 40 mijë në këto dy vite me pandemi e inflacion”, ka thënë Kurti.