Kurti për Bukoshin: U kujtoftë ndër breza, ashtu siç do të njihet në historinë e Kosovës

Kurti për Bukoshin: U kujtoftë ndër breza, ashtu siç do të njihet në historinë e Kosovës

Nën patronazhin e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten u mbajt mbledhja komemorative në nderim dhe përkujtim të jetës dhe veprës së Bujar Bukoshit, ish-kryeministrit të Kosovës.

Kurti në fjalimin e tij e ngriti lartë figurën e Bukoshit.

“Teksa vitet kalojnë, ne fitojmë pozicione pikëpamjesh të reja për zhvillimet e mëhershme politike dhe historike edhe të viteve ’90-ta, kur Bukoshi ishte ndër protagonistët kryesor. Ndër rrjedhën e pandërprerë të kohës, historianët do të gjurmojnë dhe studiojnë angazhimin dhe veprimtarinë e Bujar Bukoshit, kur do të shkruajnë historinë moderne politike të Kosovës. E në të, emri i tij do të jetë natyrshëm ndër më të përmendurit, më të spikaturit për veprën e tij që duhet vendosur saktë në kontekstin e kohës dhe interpretuar ndër rrethanat e asaj periudhe”, tha Kurti.

Sipas tij, emri i Bujar Bukoshit, është përjetësuar me dorën e tij edhe në dokumentin themeltar të shtetit, në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, të 17 shkurtit të vitit 2008.

“Dr. Bujar Bukoshi, u kujtoftë ndër breza, ashtu siç do të njihet padyshim në historinë e Kosovës”, shtoi tutje Kurti. / Gazeta Enigma/

Related Articles