Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për këngëtaren Dua Lipa në Twitter, pasi kjo mori çmimin për lidership nga “Atlantic Council”
Albin Kurti e ka konsideruar Dua Lipën si ambasadoren më të mirë që Kosova mund ta këtë sot në botë.
Kjo deklaratë e kryeministrit vjen pasi që Dua Lipa mori sot çmimin nga Atlantic Counsil. Ajo madje mbajti edhe një fjalim atje.
“Dua Lipa nuk është vetëm njëra prej këngëtarëve më të famshme në botë, ajo është një aktiviste që inspiron lëvizje për ndryshim, ajo është diplomatja më e mirë që Kosova mund ta këtë apo të këtë shpresuar për të. Urime për çmimin nga Atlantic Council. Ti je një inspirim dhe vendi i juaj është krenare për ju”, ka shkruar Kurti në këtë postim.
Kujtojmë se Dua Lipa deri tani ka marrë një sërë çmimesh, përfshirë edhe çmime Grammy, që është çmimi më i madh që mund ta marrë një këngëtarë.
E teksa ajo pranoi çmimin ajo foli edhe në gjuhën shqipe paksa.
“Siç e themi në Kosovë, Mirëmbrëma”, tha Dua në prezantimin e saj, fillimisht, ku tha se çmimin ia dedikon të rinjve në Kosovë.
“A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, tha ylli kosovarë me famë botërore.