Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për një investim milionësh që do të ndodhë në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se 7.3 milionë euro do të investohen në ndërtimin e impiantit të prodhimit të biogasit në Kamenicë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se ky investim vjen nga ndërmarrësi në Zvicër në Fidan Haradini.
“Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë. 7.3 milionë euro është investimi i radhës”.
“E përgëzoj ndërmarrësin tonë nga mërgata Fidan Haradini për këtë kontribut të rëndësishëm nga i cili fitojnë të gjithë dhe i uroj shumë suksese”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma