Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për koncertin e mbrëmshëm të Ramë Lahajt në Prishtinë. Ai thotë se Lahaj u dhuroi mbrëmë emocione rrënqethëse.
Derisa i ka bërë një përshkrim rrjedhës së koncertit, kryeministri Kurti ka bërë një paralele mes koncertit të tenorit Lahaj dhe romanit të autorit nobelist, Albert Kamy, “I huaji”, duke e vënë në spikamë një patralelel mes dy ngjarjeve kulturore, secila e rëndësisë veçantë në mënyrën, kohën dhe vendin e vet, teksa shton se mbrëmë audienca dëgjoi vlera të larta muzikore.
“Pas një viti të mundimshëm, jeta ka filluar t’i rimerr ngjyrat e saj. Interesimi i madh i qytetarëve mbrëmë është edhe thirrje për aktivitete të tjera kulturore e artistike”, shkruan Kurti ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
“Nëna vdiq sot”, kështu e mbylli koncertin mbrëmë Ramë Lahaj, njësoj siç e fillon Albert Kamy romanin e tij të famshëm “I huaji”.
Në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, Ramë Lahaj&Friends na mblodhën për të na dhuruar emocione rrënqethëse. 13 vepra, 7 performues, një orkestër e tërë.
Filloi me “Bareshën” e Rexho Mulliqit, pastaj “Granada”, “Nemico della patria?!”, “Tacea La Notte Placida… Di Tale Amor”, “La forza del destino”, “Dio, che nell’alma infondere”, “Për ty Atdhe”, “Për mu paska ken kismet”, “E lucevan le stelle”, “Time to say goodbye”, “Non ti scordar di me”, “O moj e bukura Arbëri” dhe “O vendi im”.