“Birra Peja” njofton tërheqjen nga Festa e Birrës në Korçë – shkak prezenca e Bregovicit

“Birra Peja” njofton tërheqjen nga Festa e Birrës në Korçë – shkak prezenca e Bregovicit

Vazhdon të jetë shumë e komentuar ngjarje vjetore e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.

Ky festival i birrës i cili parashikohet të organizohet në datat 18-22 gusht, ka marrë vrull kritikash në rrjetet sociale, për faktin se ata kanë ftuar për të performuar në një prej netëve artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic.

Pasi reagimeve nga shumë artistë (disa prej të cilëve edhe janë tërhequr nga pjesëmarrja e paracaktuar në këtë festival) – reagimet duket se po vazhdojnë edhe nga bizneset, të cilat mbështesin apo janë partnerë të këtij organizimi.

“Birra Peja” e cila ishte parashikuar të ishte pjesë e Festës së Birrës në Korçë me ofrimin dhe promovimin e produkteve të tyre, kanë bërë të ditur se kanë tërhequr pjesëmarrjen e tyre nga kjo ngjarje.

Përmes një letre publike të hedhur në rrjetet sociale, “Birra Peja” njoftojnë se arsyeja e largimit të tyre nga ky festival është pjesëmarrja e artistit boshnjak si i ftuar special.

Postimi i plotë:

Njoftim nga Birra Peja rreth Festivalit të Birrës në Korçë. #birrapeja #festival #announcementPosted by Birra Peja on Friday, August 6, 2021

Related Articles