Në veri të Kosovës, kanë filluar punën 74 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës, me që rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti iu ka uruar suksese në shërbimin e tyre.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se të sapodiplomuarit kanë filluar punën në veri të vendit.
Ai tha se 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq.
“Të sapodiplomuar në Policinë e Kosovës zyrtarët nga komunitetet jo shumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit. 45 nga oficerët janë serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq. I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.