Kryeministri vendit Albin Kurti, në 31 vjetorin e rënies ka përkujtuar tre dëshmorët e shkollës shqipe në Uçë, njofton Gazeta Enigma.
Kurti përmes një postimi në Facebook, u shpreh se rënia e tre dëshmorëve në Uçë ngriti rezistencën për hapjen e shkollave shqipe, të mbyllura nga pushteti shovinist i Serbisë anembanë Kosovës.
“Rënia e tre dëshmorëve në Uçë ngriti rezistencën për hapjen e shkollave shqipe, të mbyllura nga pushteti shovinist i Serbisë anembanë Kosovës.Varrimi i tyre qe zgjim kombëtar. U nderuan me një ceremoni ku nxënësit recituan poezi në shqip, u mbajtën fjalime e u ngrit flamuri kombëtar mbi minarën e xhamisë së fshatit Uçë”, ka shkruar Kurti.
“Sot u bë përurimi i objektit të shkollës së re në fshatin Uçë. Mbanë emrin: “Tre dëshmorët e shkollës shqipe””, vazhdoi Kurti.
Postimi i plotë: