Kryeministri Albin Kurti në Paris është pyetur edhe për marrëveshjen e Kosovës me BE-në për shtensionimin e situatës në veri, përfshirë zgjedhjet.
Kurti tha se ka ofruar peticionin si zgjidhje dhe se tash është në dorën e serbëve që të iniciojnë atë.
“Kemi ofruar një zgjidhje që është e ligjshme dhe që është se kushdo që s’është i kënaqur me kryetarin e komunës mund të bëjnë një peticion për t’ia ndalë mandatin. Shpresoj që njerëzit të mobilizohen e organizohen e të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme. Unë do të jem aty për të ndihmuar këtë proces”.
Kurti tha se e kupton që dalja ka qenë e ulët dhe se “na duhet zgjedhjet të parakohshme”.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm, por na duhet edhe procesi ligjor që të arrijmë te kjo dhe kam shprehur vullnetin politik për të ndihmuar serbët e Kosovës në këtë drejtim”.
Kurti përmendi se gjuha serbe është gjuhë zyrtare dhe ulëset e rezervuara për serbët në Parlament, duke shtuar se zhvillimi ekonomik mund të luajë rol në këtë drejtim.