Kurti përshëndetet me ambasadoren Stjernvall: Finlanda i ka dhënë shumë Kosovës

Kurti përshëndetet me ambasadoren Stjernvall: Finlanda i ka dhënë shumë Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit dërguar mediave, gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Finlandës. Kurti dhe ambasadorja theksuan potencialin e bashkëpunimit në mes dy shteteve për zhvillimin social dhe ekonomik.

Ambasadorja Stjernvall në anën tjetër njoftohet se ka shprehur vlerësimin e saj për bashkëpunimin me qeverinë.

“Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave”, thuhet tutje në njoftim.

Kurti u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë.

Related Articles