Gazetarja Ardiana Thaçi, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është i interesuar për zgjedhje të parakohshme për ta fshehur dështimin lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Kurti do zgjedhje, por nuk do që ai me u rrëzu vet, por do që këtë ta bëjë opozita me e mshefë dështimin për Asociacionin. Ky është tipik popullist, ky po thotë që puna e Qeverisë është shumë e mirë, por opozita po do zgjedhje atëherë hajde të shkojmë në zgjedhje”, tha Thaçi.
Sipas saj, kryeministri Albin Kurti po e ndjekë strategjinë e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, për ta siguruar një mandat të dytë.
“Ftesën për opozitën e kam parë si thirrje aman rrezomëni, ky po do me ndjekë strategjinë që e ka pasur ish-kryeministri Thaçi, i cili asnjë mandat nuk e ka quar deri në fund, sepse Thaçi kur i bënte tri vjet qeverisje donte zgjedhje që ta fitonte edhe një mandat të plotë. Kurti është i vetëdijshëm që nëse bëhet Asociacioni ky e ka të rrezikuar një mandat të dytë, kështu që ai po do të rrëzohet nga pushteti para se të vijë nënshkrimi për Asociacionin, që kur të rrëzohet të thotë më rrëzuan për shkak të Asociacionit”, tha Thaçi.