Kancelari Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Kancelari Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas rizgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Në letrën e tij, Merz ka theksuar se konfirmimi i zgjedhjes së Kurtit krijon mundësinë për të ndërtuar ura “përtej ndarjeve partiake”, për të zgjidhur çështjet e hapura institucionale dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme.

Ai ka vënë theks të veçantë edhe te përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Kosova po lë pas muaj të tërë pasigure politike, të cilët i kanë kushtuar shumë vendit. Konfirmimi i zgjedhjes suaj ofron mundësinë për të ndërtuar ura përtej ndarjeve partiake, për të zgjidhur çështje të hapura institucionale dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme. Veçanërisht, mbetet e rëndësishme që të arrihet përparim thelbësor në dialogun e normalizimit me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja”, shkruan në letër.

Merz ka përsëritur se Gjermania qëndron edhe më tej e vendosur në krah të Kosovës.

“Ne jemi të lidhur me popullin e Kosovës përmes një miqësie të veçantë”.

Related Articles