“Kurti pranoi me shkrim dhe me gojë se statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur”

“Kurti pranoi me shkrim dhe me gojë se statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur”

Në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar debati për dialogun Kosovë-Serbi.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se është një shqetësim se me planin e fundit a ruhet funksionaliteti i shtetit të Kosovës.

Ai thotë se Kurti pranoi me shkrim dhe me gojë se statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur.

“Asnjë grup negociator i Kosovës në këto 15 vitet e fundit nuk ka pranuar me shkrim apo gojë që statusi i Kosovës është çështje e hapur. Kurti pranoi neutralitetin e statusit të Kosovës”.

Deputeti opozitar thotë se me këtë plan u formalizua mosnjohje ndërkombëtare e Kosovës.

“Kjo është një fitore e parë kolosale që iu ofrua Serbisë”.

Ish-ministri i jashtëm thotë se njëra ndër pikat e planit barazon viktimën me agresorin kur flitet për të kaluarën.

Hoxhaj thotë se edhe Greqia e Sllovakia prej kohësh njohin pasaportën e Kosovës por sipas tij kjo nuk nënkupton njohje të shtetit.

Related Articles