Kurti premton se reformën pensionale do ta bëjnë në mandatin e ardhshëm

Kurti premton se reformën pensionale do ta bëjnë në mandatin e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë më 09.10.2024 ka deklaruar se reformën pensionale do t’a bëjnë në një të ardhme e afërt gjatë mandatit të ardhshëm.

Sipas tij, finalizimi i reformës që do t’u sigurojë trajtim të dinjitetshëm atyre që kanë kontribuar më së shumti.

“Kjo javë nisi me lajm të mirë për pensionistët. Puna jonë për rritjen e mbështetjes për pensionistët nuk përfundon me kaq, vazhdon më tej, konkretisht me finalizimin e reformës pensionale e cila do të sigurojë që ata/ato që kanë kontribuar më së shumti të kenë trajtim të dinjitetshëm. Të gjitha këto rritje janë bërë pikërisht për të zbatuat programin tonë që të ndihmohen ata që kanë nevojë më së shumti e më së pari, gjithashtu nuk paraqet reformën pensionale ende, të cilën do ta bëjmë në një të ardhme të afërt në mandatin tonë të ardhshëm”- u shpreh ai. / Gazeta Enigma.





Related Articles