Kurti priti në takim Drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës

Kurti priti në takim Drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi.

Në këtë takim u bisedua për punën 18 mujore të IKKL-së, nga nëntori i vitit 2023, në hulumtimin e krimeve të luftës dhe mbledhjen e materialeve të grumbulluara nga 338 burime.

Në fjalën e tij Kurti ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për adresimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Ai e cilësoi punën e IKKL-së si jetike, për dokumentimin e së vërtetës historike, por edhe për drejtësi.

Në anën tjetër Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, bëri të ditur se arkivi i IKKL-së ka vazhduar të zgjerohet dhe tani arkivi fizik përmban 300.25 metra linearë materialesh, ndërsa arkivi elektronik përmban rreth 20.6 TB të dhëna.

Ai tha se kjo rritje e të dyja formave të arkivit reflekton jo vetëm përkushtimin e IKKL-së, por edhe besimin në rritje të publikut dhe institucioneve në punën dhe misionin e tij.

U theksua se këto materiale po arkivohen për t’i shërbyer kujtesës sonë si popull dhe kërkesës sonë për drejtësi, e të cilat do t’u shërbejnë edhe gjeneratave të ardhshme, që të njohin vuajtjet dhe qëndresën e popullit tonë gjatë një periudhe të errët

Related Articles