Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë disa fotografi nga vizita që ka realizuar sot në Zubin Potok, në vendin ku ka ndodhur shpërthimi me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai ka theksuar se sulmi dhe shpërthimi i mbrëmshëm kishin si qëllim dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike, duke kërcënuar sigurinë kombëtare dhe duke cënuar normalitetin e jetës në Kosovë./GazetaEnigma/