Kurti pyetet edhe për Luiz Ejllin, ja çka thotë

Kurti pyetet edhe për Luiz Ejllin, ja çka thotë

Kryeministri Kurti është pyetur sonte në Debat Plus nga një qytetar se a i pëlqen banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania, Luzi Ejlli, i cili është kthyer në fenomen.

“A po të pëlqen Luizi i Big Brother Albania”, ishte pyetja e qytetarit të cilën e lexoi gazetari.

Por, që Kurti nuk e kishte idenë se kush është këngëtari.

“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndjeket aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u shpreh Kurti.

Related Articles