Pas kritikave nga deputeti i Listës Serbe, Igor Simic, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, kryeministri Albin Kurti tha se qeveria e Kosovës nuk është kundër serbëve të Kosovës.
“Qeveria nuk është kundër serbëve, unë kam ministër në qeveri që është kryetar i Listës Serbe. Luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë nuk bëhet duke pasë parasysh përkatësinë etnike të atyre që janë të dyshuar”, tha Kurti.
“Grupet e krimit nuk kanë vetëm një etni”
Kryeministri Kurti tutje tha se luftimi i krimit dhe korrupsionit nuk njeh etni.
“Policia e Kosovës kur luftonë korrupsionin në Kosovë nuk zbaton urrdhërat e Qeverisë por të Prokururisë”.
“Në këto grupet e krimit zakonisht nuk e gjen vetëm një etni, i gjen disa etni e së paku dy prej tyre prandaj asnjëherë qeveria s’ka pasur as qasje as intencë anti-serbe por ësht Serbia që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tona për progres socio-ekonomik dhe për avancim në agjendën evropiane”, tha Kurti. /Gazeta “Enigma”/