Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se qeveria e tij është e para në Kosovë që ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave.
Kurti këto komentet i bëri në edicionin e parë të STEMMinists.
“Sot organizuam edicionin e parë të STEMinists, një konferencë që lartëson gratë dhe vajzat që japin kontribute të paçmueshme në fushat STEM dhe thyejnë shumë barriera të padrejta në proces. Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave në STEM”, ka shkruar Kurti në Twitter.