Kryeministri i Kosovës ka foilur edhe rreth dinarit serb në Kosovë, duke mohuar se është bërë ndalimi I tij, por se eshte një rregullore e cila ka për qëllim transparencën e hyrjes së parave në Kosovë.
“Rregullorja nuk e ndaloin qeverinë e Serbisë të ndihmojë serbët e Kosovës. Rregullorja ka të bëjë me transparencën e hyrjes së parave në Kosovë. Të njëjtat rregulla vlejnë per valutat që vijne nga shtetet tjera. Nuk ndalojmë as dollarin, as lekun, as funtet.
Banka siguron që mbeshtetja financiare nga Serbia të arrij tek serbët e Kosovës pa pengesa”, ka deklaruar kryeministri Kurti.