Kurti shkon te familja e Unikkatilit në Gurrakoc, ka fjalë të mira për reperin

Kurti shkon te familja e Unikkatilit në Gurrakoc, ka fjalë të mira për reperin

Kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore, ka shkuar për vizitë te familja Palokaj, në Gurrakoc të Istogut, shkruan Gazeta “Enigma”.

Gjatë vizitës, familja Paloka i tregonte kryeministrit për historinë atdhetare që rrjedh nga kjo familje.

Nga kjo familje, vjen edhe reperi i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun kosovar, Viktor Paloka, ose siç njihet me emrin artistik “Unikkatil”.

Gjatë vizitës, Kurti dëgjohet teksa pyet se ku është Viktori, teksa flet pak edhe për muzikën që ai bën.

“Është shumë i talentum, ai e ka nisë një kapitull të ri në këtë muzikën e angazhume, që është një lloj rrebelimi. Me thanë të vërtetën, pa ambalazhë”, tha Kurti para të pranishmëve.

@albini.per.kryeminister Keyeministri pritet nga familj e Unikkatilit #albinkurti #ch #unnikatil #lvv #vv #kosove #prishtina ♬ original sound – Albini për Kryeministër

Related Articles