Kurti shkruan për takimin me Kallas: Mike dhe mbështetëse e Ballkanit Perëndimor, mezi pres të punojmë bashkë

Kurti shkruan për takimin me Kallas: Mike dhe mbështetëse e Ballkanit Perëndimor, mezi pres të punojmë bashkë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar lidhur me takimin që zhvilloi sot në Bruksel me Shefen e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Kurti e ka falënderuar Kallas për mikpritjen, duke shtuar se ajo është mike dhe mbështetëse e Ballkanit Përëndimor. Ai ka thënë se mezi pret që të punojë me të për të forcuar dhe avancuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së.

“Ky ishte takimi i parë me Kaja Kallas, pasi që mori detyrën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. E falënderoj shumë për mikpritjen dhe i uroj shumë suksese në përmbushjen e objektivave të saj dhe të Komisionit të Bashkimit Evropian. Ajo është një mike dhe mbështetëse e Ballkanit Perëndimor, dhe mezi pres të punojmë bashkë për marrëdhënie sa më të fuqishme dhe të avancuara ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugëtim sa më të shpejtë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Related Articles