“Kurti shndërrohet në “palaço” nëse i pranon kushtet e Escobarit dhe Lajçakut”

“Kurti shndërrohet në “palaço” nëse i pranon kushtet e Escobarit dhe Lajçakut”

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është në mes dy dilemave, të jetë i dëmshëm apo objekt i talljes.

Gorani në Pressing të T7 këtë e ka shpjeguar duke thënë se nëse Kurti tash i pranon kërkesat perëndimore pas gjithë kësaj që ka ndodhur atëherë shndërrohet si “objekt i talljes”.

E nëse nuk i pranon, ateherë Kurti do të cilësohet nga perëndimi si person i dëmshëm. Sipas tij, “Kurti duhet ta zgjedhë njërën prej tyre”.

”Tashmë është kaluar ajo pika e pakthim. Kryeministri Kurti është në pozitë pamundshme, nëse i pranon kushtet shndërrohet në palaço, meqë krejt këtë proces e ka kontaminu dhe e ka vështirësu tej mase. Pas krejt kësaj përplasjeve, sanksioneve, tash me pranu, diçka që ke pasur mundësi me pranu para një vjete, dy vjete, me pranu sot me krejt pasoja atëherë del që ti nuk po merrshe vesh në këtë zanat edhe qenke objekt i talljes”, ka thënë Gorani.

”Mos me i pranu ti shndërrohet në një individ, edhe problem rrezikshëm dhe tepër të dëmshëm. Pyetje që duhet me ia shtru vetës, cilën prej këtyre dyjave me zgjedhë. Me qenë i dëmshëm apo objekt i talljes”, ka deklaruar ai.

Më tutje, Gorani ka deklaruar se “deklaratat e Escobarit se kanë punë me një individ, jo me shoqërinë kosovare”, është një formë lehtësimi.

Por ka shtruar pyetje nëse vërtetë Kosova nuk do të pësojë dëme nga situata aktuale.

Gorani po ashtu ka deklaruar se ka ardhur puna që të pyesim “a jemi ne me perëndimin”, diçka që Gorani thotë se nuk e ka menduar ndonjëherë, e ka parë si përcaktim të qartë të shoqërisë kosovare.

Related Articles