Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë e vendit për të ndihmuar Bosnjën dhe Hercegovinën pas situatës së vështirë të shkaktuar nga vërshimet dhe përmbytjet që kanë prekur vendin, shkruan Enigma.
Në një deklaratë, ai shprehu ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën, duke theksuar solidaritetin e Kosovës në këto kohë të vështira.
“Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi,” tha Kurti.
Sipas raportimeve, të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut. Deri tani, trupat e 16 viktimave janë gjetur në zonat e Jabllanicës dhe Konjicës, ndërsa shërbimet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin e personave të zhdukur.