Kurti shpreh ngushëllime pas përmbytjeve fatale në Spanjë

Kurti shpreh ngushëllime pas përmbytjeve fatale në Spanjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.

Në një postim në “X”, ai theksoi se Kosova është e solidarizuar me familjarët e viktimave dhe komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës që po ndihmojnë në situatën e vështirë, shkruan Gazeta Enigma.

“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me këtë tragjedi. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave dhe mbështetje për ata që po përballen me pasojat e kësaj fatkeqësie,” shkroi Kurti.

Sipas raportimeve, deri tani 51 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, dhe shumë të tjerë janë të zhdukur./GazetaEnigma/

Related Articles