Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot nga ora 9:00 do të bëjë homazhe dhe vendosë kurora me lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re, në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”, Kaçanik.
Më pas merr pjesë në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes” 2024. Nga ora 11:30 bëhen homazhe, ndërsa në 12:00 fillimi i manifestimit te Kompleksi Memorial në Koshare, Komuna e Gjakovës.