Kurti: Synojmë të zvogëlojmë Barrën Administrative sidomos te të margjinalizuarit

Kurti: Synojmë të zvogëlojmë Barrën Administrative sidomos te të margjinalizuarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”.

Në fjalën hapëse të konferencës, Kurti tha se qëllimi i Qeverisë është që çdo qytetarë të ketë qasje të lehtë në shërbimet publike me kosto reale për procedura. Zvogëlimi i Barrës Administrative, njofton Klankosova.tv

“Qëllimi jonë është që çdo qytetarë të ketë qasje të lehtë në shërbimet publike me kosto reale për procedura. Zvogëlimi i Barrës Administrative është një hap i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha komunitete në Kosovë të kenë mundësi të barabarta për të përfituar nga burimet qeveritare. Synojmë të zvogëlojmë barrën Administrative sidomos ata të margjinalizuarit”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti bëri të ditur poashtu se sa do të ndikonte Zvogëlimi i Barrës Administrative në aspektin ekonomik.

“Në aspektin ekonomik do të ndikojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për kryerjen e procedurave të nevojshme për bizneset dhe sipërmarrësit. Me këtë do të rriten investimet dhe do të krijohen vende të reja të punës”, tha Kurti.

Për zvogëlimin e Barrës Administrative, Kurti theksoi se ka mbështetjen e BE-së si dhe shteteve si Zvicra e Gjermania.

Related Articles