Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të martën në platformën X se kanë rishikuar progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së gjatë një takimi me Komitetin e Përbashkët Drejtues.
Kurti ka theksuar arritjet kryesore të këtij bashkëpunimi, duke përfshirë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve kombëtare me ato të agjencive të OKB-së.
“Sot, me Komitetin e Përbashkët Drejtues, rishikuam progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së. Disa nga pikat kryesore përfshijnë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve tona kombëtare — si transformimi dixhital dhe lufta kundër pabarazisë — me agjencitë e OKB-së,” tha Kurti.
Ai theksoi “përkushtimin e tij dhe të ekipit të tij për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”.
“Të gjithë jemi të prirur për të ndërtuar mbi ato që kemi arritur deri tani dhe për të çuar përpara zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës,” ka shkruar Kurti.
Postimi:
Today with the Joint Steering Committee we reviewed progress on the UN Sustainable Development Cooperation Framework. Key highlights include our successful completion of the census & the alignment of our national priorities — such as digital transformation and fighting inequality… pic.twitter.com/1S2qmMxXoL— Albin Kurti (@albinkurti) July 16, 2024