Kurti takohet me Latifin, e falenderon për punën në ministri

Kurti takohet me Latifin, e falenderon për punën në ministri

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim Rifat Latifin, i cili dha dorëheqje të enjten nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Latifi në anën tjetër ka shprehur gatishmërinë e tij dhe është zotuar për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë.

Related Articles