Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi është mbajtur si vazhdimësi e takimeve në lidhje me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
“U dakorduan që partneriteti ndërmjet institucioneve dhe bashkëpunimi i ngushtë sjell organizim të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare”.
Organizimi i suksesshëm i Lojërave Mesdhetare 2023 është interes shtetëror, andaj të gjitha palët shprehën gatishmëri për efikasitet të plotë përmes kontributit të menjëhershëm e përkushtimit të vazhdueshëm”, thuhet tutje në komunikatë.