Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka takuar aktorin kosovar, Enver Petrovcin.
Kurti ka njoftuar se ky takim i tij me aktorin e njohur vjen pasi ky i fundit kishte marrë trajtim mjekësor në Prishtinë dhe Stamboll.
Ai tregoi se në këtë takim ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e Petrovcit, Valbona Pula Petrovci dhe se kanë folur për tetarin e filmin në Kosovë dhe për kontributin e Enver Petrovcit ndër vite dhe sfidat përgjatë karrierës.
“Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur. Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim. Më priti së bashku me bashkëshorten e tij, Profesoreshën e njohur të Pianos, Valbona Pula Petrovci, si dhe me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Diskutuam gjerë e gjatë për teatrin e filmin te ne, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur”, shkroi Kurti në Instagram. /Gazeta Enigma