Kryeministri Albin Kurti në ditën e dytë të pjesëmarrjes së tij në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar me ministrin federal gjerman të bujqësisë, Cem Oezdemir.
Kurti ka shkruar se me Ozdemirin ishin takuar në një sipozium në Greqi si opozitarë dhe pas katër viteve janë takuar sërish tani të dy në pushtet, raporton Gazeta Enigma.
“Për herë të parë takova Cem Ozdemir në një simpozium në Greqi si dy deputetë opozitarë. Katër vjet më vonë të dy në pushtet, ne u takuam sërish dhe biseduam për agjendën tonë progresive. Diskutuam rëndësinë e bujqësisë në ekonominë tonë, ambientin dhe punësimin”, ka shkruar Kurti.
I first met @cem_oezdemir at a symposium in Greece as fellow opposition MPs. Four years later, both in power, we meet again to talk about our progressive agenda. We discussed the importance of agriculture for our economies, the environment and employment.#MSC2022 pic.twitter.com/vfYzM7j2QF— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2022