Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot senatorin Peter Welch.
Përmes një shkrimi në “X”, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimi me senatorin kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në ekonomi e politikë.
“Ishte një kënaqësi e madhe të takohesha me Senatori Peter Welch një mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është futja e arsimit të lartë falas”, thuhet në postimin e Kurtit.
Po ashtu, kryeministri ka potencuar se Welch është mik i Kosovës, teksa ka rikujtuar se ai erdhi menjëherë për vizitë në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë.